EMRI/ Katër vjet burg për të bërë në Itali, arrestohet 44-vjeçari nga Lushnja

EMRI/ Katër vjet burg për të bërë në Itali,

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e Policisë.

Policia e Fierit, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe ndaluan një Aleksandër Rakipaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizat kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.

Siç njofton policia, 44-vjeçari nga Lushnja do të ekstradohet në Itali ku do ti duhet të vuajë edhe 4 vite burg.

"Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Aleksandër (Genti) Rakipaj, 44 vjeç, banues në Lushnjë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Torino, Itali, me vendimin e datës 13.01.2021, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizat kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”, ku i kanë ngelur për të kryer edhe 4 vite burgim", njofton Policia.

Vendi Lajme policia Kronike ekstradim interpol Aktualitet kerkim nderkombetar aleksander rakipaj

EMISIONET