EMRI/ I dënuar në Itali, arrestohet "i forti i Shkodrës"

EMRI/ I dënuar në Itali, arrestohet "i forti i

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 41-vjeçar për llogari të drejtësisë italiane. I arrestuari është Bledar Cafi, ndërsa pritet ekstradimi i tij drejt shtetit fqinj.

Cafi është dënuar për veprat penale “Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Trafikim droge në sasi të mëdha”.

"Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, nga strukturat e DVP Shkodër u kap dhe u ndalua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasi Bledar Cafi, 41 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore e Interpol Tirana. Gjykata e Triestes/Itali, me vendimin e datës 04.06.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet e 2 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Trafikim droge në sasi të mëdha”, parashikuar nga Dekreti Presidencial “Për drogat'' në Itali" njoftoi policia.

Ai njihet ndryshe edhe si një nga të fortët e Shkodrës.

Bledari është vëllai i Shkëlqim Cafit, i vrarë disa vite më parë në Shkodër, raporton Ora News.

Më herët Operacioni Forca e Ligjit u dërgoi formularin vëllezërve Cafi për justifikimin e pasurisë, pasi kanë disa biznese në qytetin e Shkodrës.

Disa vite më parë, Cafi u arrestua në Francë dhe u ekstradua në Shqipëri, ndërsa tashmë 41-vjeçari i njohur si i “forti”i Shkodrës” do të ekstradohet në Itali për t’u përballur me drejtësinë përtej Adriatikut për akuzat që janë ngritur kundër tij.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Vendi Lajme shkoder Lajmi i fundit Kronike Aktualitet arrestimi denimi bledar cafi

EMISIONET