Policia greke publikon emrin dhe foton e një shqiptari të arrestuar në 14 dhjetor nen akuzën e “marrëdhënie seksuale me dhunë në mënyrë te vazhdueshme pa pëlqimin e viktimës dhe veprime seksuale me të mitur që nuk ka mbushur 12-vjeç”.

Ai quhet Adrian Zeqo dhe është 58-vjeç.

Të dhënat e tij u publikuan për nevoja të mbrojtjes se shoqërisë në tërësi nga veprimtaria kriminale e të akuzuarit, deri në hetimin më të plotë të krimeve të tjera me peshë të ngjashme në dëm të një numri të papërcaktuar të të miturve.