Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu sjell historinë e Ardenisit, 10-vjeçarit nga Burreli i cili ka fituar betejën me një tumor të vështirë në sistemin nervor.

Fitorja me luftën e vështirë përkon edhe me 10-vjetorin e djaloshit që e ka festuar me stafin e Spitalit Onkologjik.

Ogerta Manastirliu: Pas mundimit të gjatë për Ardenisin e vogël në betejën e vështirë me tumorin në sistemin nervor, ndërhyrjes delikate në neurokirurgji dhe përfundimit të një trajtimi kompleks me radioterapi në spitalin onkologjik, 10 vjeçari nga Burreli ka arritur të fitojë një betejë të rëndësishme në luftën kundër kancerit. Kjo, falë profesionalizmit dhe përkushtimit të pashoq të dr. Arturit, dr. Orgesit dhe të gjithë ekipit fantastik të neokirurgjisë dhe radioterapisë në QSUT.

Sot ishte një ditë e veçantë në shërbimin e radioterapisë, pasi stafi mjekësor i kishte përgatitur një surprizë për ditëlindje Ardenisit të vogël, që këtë 10 vjetor e festoi ndryshe, me lajmin e mirë të përfundimit me sukses të trajtimit kompleks në spitalin onkologjik në Tiranë.