Emocione festash në "Tempora", mesazhi i motrës përlot Sonila Meçon

Emocione festash në "Tempora", mesazhi i motrës përlot

Atmosferë festash në "Tempora" ku nuk kanë munguar edhe surprizat.

I tillë ka qenë edhe mesazhi i papritur i motrës për moderatoren e emisionit Sonila Meço.

Ndërhyrja e saj nga Gjermania solli përlotjen e Meços.

“Ne duam sot të të shohim vetëm të lumtur dhe të gëzuar. Prandaj sot kemi vendosur që të sjellim vetëm kujtime të bukura të 2020-ës. Të kujtohet marsi kur ti ndiqje me aq kërshëri dhe ishe aq e lumtur për rezultatet e këshillit bashkiak këtu në qytetin tonë dhe se si u gëzove, ndoshta edhe më shumë se unë, për rezultatin që unë mora në këto zgjedhje?

Po pastaj, a të kujtohet ajo eksperiencë e paharrueshme që patëm kur më intervistoje për situatën e Coronas në Gjermani dhe në Shqipëri në emisionin tënd të mençur Tempora?

Po përpara disa ditësh, sa u gëzove kur nipçja yt i dashur Frank tashmë u bë i rritur dhe nuk ka nevojë ti marrë leje mamit dhe babit kur do të bëjë gjëra të “çmendura” me tezen e tij të preferuar?

Jeta është si një pistë vallëzimi ndaj ne, Frank dhe unë të urojmë ty Sonka të jesh një kërcimtare e lumtur”, thoshte ndër të tjera motra në mesazhin e saj për moderatoren e "Tempora" Sonila Meço.

/a.r,OraNews

Vendi Lajme Sociale tempora sonila meco motra mesazhi surpriza

EMISIONET