VIDEO/ Momenti kur polici vret kolegun e tij brenda komisariatit nr.3 në Tiranë

VIDEO/ Momenti kur polici vret kolegun e tij brenda komisariatit nr.3 në

Janë publikuar pamjet nga momenti i vrasjes së oficerit të Çaush Saliasi nga kolegu i tij Ludian Zaimi, brenda komisariatit të Policisë Nr 3, në rrugën ”Mine Peza” në Tiranë.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme (23 maj 2022) ku oficeri i Patrullës së Përgjithshme Zaimi, qëlloi me armën e shërbimit oficerin tjetër të Patrullës, Saliasin.

Në videon e siguruar nga Euronews, shihet se si në ambientet e Komisariatit nr.3 ku ndodhi ngjarja e rëndë ndodhen disa efektivë policie të ulur nëpër karrige, në pritje të ndërrimit të turnit. Në një moment viktima del jashtë dhe ulet në shkallën e derës, ndërkohë pas pak del edhe autori.

Në ambientet e jashtme, pranë viktimës shihet edhe një efektiv tjetër dhe në pamje të parë situata duket e qetë.

Në një moment, efektivi Zaimi kthehet me fytyrë nga 55-vjeçari Çaush Saliasi, duke qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të tij.

Ky i fundit përpiqet të largohet duke u futur përsëri brenda në Komisariat e duke shtyrë me këmbë derën që të largonte 25-vjeçarin, i cili shihet teksa e ndjek me armë në dorë deri tek dera.

Zaimi qëlloi të paktën me 5 plumba ndaj Saliasit, i cili humbi jetën në sallën e operacionit.Ndërsa Zaimi u kap nga kolegët e tij, pasi tentoi të largohej.

EMISIONET