Në gjendje të dehur, 37-vjeçari në Fier bie nga kati i dytë i pallatit

Në gjendje të dehur, 37-vjeçari në Fier bie nga kati i

Një 37 vjeçar në Fier, ka rënë nga kati i dytë i pallatit ku jetonte. 

Policia bën me dije se shtetasi A. M., dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur. I riu ndodhet në kujdesin e mjekëve.

“Mbrëmjen e sotme, në lagjen "16 Prilli", Fier, dyshohet se në gjendje të dehur ka rënë nga kati i dytë i pallatit ku banonte, shtetasi A. M., 37 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.”- njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

EMISIONET