"Më kanë falsifikuar firmën!" Delegatja në zonën e Shehajt kërkesë Palokës ti vërë në dispozicion formularin. Reagon Garo

"Më kanë falsifikuar firmën!" Delegatja në

Delegatja e Partisë Demokratike, Freskida Rapo ka denoncuar se firma e saj është falsifikuar, pasi siç shprehet, ajo nuk ka firmosur në Foltoren e Sali Berishës për të mbledhur Kuvendin Kombëtar.

Ajo u njoh me këtë fakt pasi deputeti Agron Shehaj e kontaktoi nëse kishte firmosur formularin apo jo.

Shehaj verifikoi firmat e degëve 5 dhe 7, ku ka qenë edhe drejtues gjatë fushatës elektorale.

Për këtë Rapo i është drejtuar kreut të Këshillit Kombëtar Edi Paloka, i cili mban dhe 4700 formularët në zyrën e tij, që ti vërë në dispiozicion formularin që mban emrin e saj.

Më herët zëdhënësja e Foltores, Floriana Garo, bëri me dije se pas verifikimit të 100 firmave të degëve 5 dhe 7 në Tiranë nga zoti Shehaj, dy prej delegatëve nuk kanë konfirmuar firmosjen e formularit.

 "Formularet me emrat e tyre jane terhequr nga grupi i 4700 formulareve te depozituar e nderkohe, po bejme nje proces ri-verifikimi te hapave per administrimin e tyre", garantoi ajo.

Garo: Gjejme rastin per te falenderuar deputetin Agron Shehaj per verifikimin e kryer nga ai per firmosjen e formulareve per thirrjen e Kuvendit Kombetar nga delegatet e Degeve 5 dhe 7 ne Tirane. Ne perfundim te procesit te verifikimit te bere publik nga z.Shehaj rezultoi se ne te dy deget per thirrjen e kuvendit kane firmosur mbi 50% e delegateve te tyre te cilet i falenderojme per mbeshtetjen dhe kontributin.

Vetem 2 nga 100 delegatet e verifikuar nuk kane konfirmuar firmosjen e formularit. Garantojme se formularet me emrat e tyre jane terhequr nga grupi i 4700 formulareve te depozituar e nderkohe, po bejme nje proces ri-verifikimi te hapave per administrimin e tyre. Verifikimi i bere nga z.Shehaj sikunder publikimi i listes emerore te delegateve qe kane firmosur nga Dega Nr 6 ne Tirane verteton katerciperisht jo vetem vullentin e shprehur te 4700 delegateve per mbledhjen e Kuvendit por dhe gadishmerine e Foltores per t’i dhene mundesine cilitdo qe deshiron te beje transparence te plote per formularet e depozituar ne zyren e kryetarit te keshillit kombetar te PD.

Perfitojme nga rasti te ftojme serish mediat dhe cilindo tjeter per ta vazhduar procesin e transparences dhe verifikimit!

"Më kanë falsifikuar firmën!" Delegatja në"Më kanë falsifikuar firmën!" Delegatja në

EMISIONET