Ndryshimet në statutin e PD, Tritan Shehu: Të forcohet roli i anëtarit të PD

Ndryshimet në statutin e PD, Tritan Shehu: Të forcohet roli i

Deputeti demokrat, Tritan Shehu tha se kolona kryesore e ndryshimit statuor të PD është të forcohet roli i anëtarit të PD dhe mendimit ndryshe.

I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Shehu i bëri edhe njëherë thirrje të gjithë të pakënaqurve të PD që të bashkohen me këtë forcë politike, pasi në të ka vend për të gjithë.

Tritan Shehu: Ne kemi kongresin në datën 28, kongres i cili do ti dedikohet ndryshimeve statuore. Ndryshimet staturore synojnë që të forcojnë disa elementë të rëndësishëm në PD që lidhen me demokracinë e brendshme në këtë forcë politike dhe me hapjen e mëtejshme të PD ndaj gjithëkujt i cili edhe duke pasur obiksjone të ndryshme, edhe mendime deri diku të ndryshme brenda programit tonë do të jetë pjesë e kësaj njësie jonë politike. Kolona është kjo: Të forcojmë rolin e anëtarit të PD, të thellojmë rolin e anëtarit të PD si baza i demokracisë së brendshme në parti, si baza themeli i lëvizjeve të mëdhaja të PD dhe i forcës së PD. Së dyti të forcohen elementët organizativë të PD, së treti të forcohen hapësirat për diversitetin e mendimeve, opinioneve brenda PD. Pra këto ishin tre kolonat. Mendime mund të ketë, unë e konsideroj normale që në një forcë politike të ketë mendime të ndryshme, të ketë kritika. Unë do të isha i shqetësuar nëse nuk do kishte të tilla gjëra, por unë shpresoj që pavarësisht nga mendimet ndryshe që mund të kenë kolegët të  vazhdojnë të jenë pjesë e PD-së, sepse PD është një parti shumë e madhe që ka hapësirë për të gjithë, ka vende për të gjithë, ka hapësirë për ndihmë dhe kontributin e të gjithëve pavarësisht nëse je apo nuk je deputet. Ka hapësirë për të shfaqur mendimet dhe për të qenë pjesë e kësaj në ndryshimet e domosdoshme politike që kërkon vendi.

EMISIONET