Klevis Balliu: Shqiptarët po vdesin për bukë, e ka thënë Rama

Klevis Balliu: Shqiptarët po vdesin për bukë, e ka

Pasditën e sotme në studion e lajmeve në RTV Ora të ftuar ishin ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu dhe ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho, të cilët komentuan situatën e rënduar politike dhe aksionin opozitar.

Balliu citoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama disa kohë më parë, i cili shprehej se shqiptarët nuk kanë bukë të hanë dhe për këtë nuk i zë gjumi natën.

Balliu: Këtu kanë varë vetën qytetarët shqiptarë se nuk paguanin dot 20 mijë lek drita dhe ky i futi në burg. Ky i babëzitur nuk fut në burg askënd për vjedhjen 20 milion euro, për të mos folur për 1.2 miliard euro koncesione që i ka dhënë ky zotëria, në një kohë kur Shqipëria, shqiptarët po vdesin për bukë. Këtë nuk e them unë, këtë e ka thënë kryeministri Edi Rama. Kryeministri Edi Rama ka thënë që shqiptarët nuk i zë gjumi natën sepse nuk kanë bukë të hanë. Kush mban përgjegjësi për atë. A është ky kryeministër?

Lidhur me protestën e opozitës paralamjëruar ditën e nesërme, 25 maj 2019, në orën 19:00, ish-deputetët e opozitës u shprehën se protesta e tyre bëhet për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jo për pushtet.

Balliu tha se nëse qeveria ecën me këtë ritëm  ata rreik do ti presi gijotina.

EMISIONET