Çitozi: Shqiptarët sigurojnë makinat dhe jo banesat

Çitozi: Shqiptarët sigurojnë makinat dhe jo banesat

Drejtori i Sigma, Klaidi Çitozi i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora teksa foli për dëmet e shkaktuara nga tërmeti në banesa dhe biznese nxorri në pah faktin se shqiptarët nuk e kanë kulturën e sigurimit të banesës nga katastrofat natyrore.

Çitozi u shpreh se shqiptarët sigurojnë makinat dhe jo banesat dhe duhet patjetër që të ndërgjegjësohen në këtë drejtim.

Çitozi: Dëmet në apartamente janë të vogla, kryesisht plasaritje muresh, thyerje orendish shtëpiake, por nuk është diçka strukturore. Kurse tek bizneset është pak më ndryshe, kanë dëme pak më të mëdha si thyerje xhamash në fasada, pastaj hyrja e shiut brenda, pasi pati një lloj stuhie kryesisht në Tiranë. Por duke parë magnitudën e tërmetit janë dëme të rikuperueshme.

Gazetarja: Çfarë lehtësirash kanë qytetarët nëse e sigurojnë banesën e tyre?

Çitozi: Mund të themi që rreth 5% e banesave në Republikën e Shqipërisë janë të siguruara. Janë banesa  kryesisht të detyruara nga bankat sepse kanë blerë me kredi, që janë vendosur si kolateral si hua ndaj bankave.  Kurse sa i përket biznesit është situatë tjetër. Biznesin mund ta ndajmë në 3 kategori:

1-  Biznesi vip - Kryesisht është i siguruar dhe deri diku i mirë siguruar, për arsye se janë kompani që kanë departamente të veçanta, departamente ligjore që merren me riskun. Ka një lloj kulture të sigurimit.

2- Biznesin e mesëm që është deri diku i siguruar

3- Biznesi i vogël thuajse i pasiguruar. Kështu lind një detyrë e tregut të sigurimit, kompanive të sigurimit që të punojë në këtë drejtim.

Me individët nuk është punuar në sigurim. Kultura e individit kundrejt riskut është e pakët.

Të paktën në 10 vitet e fundit kanë ndodhur disa përmbytje në Shkodër, Vlorë, Elbasan, Durrës, Tiranë. Shkaqet natyrore janë një fenomen që po ndodh në Shqipëri. Ne jemi një zonë sizmike, jo si Turqia, Italia,por jemi gjithsesi. Me këto magnituda të paktën apartamentet të jenë të siguruar që njerëzit të mos kenë humbje financiare.

 Shohim që kryesisht shqiptarët kujdesen shumë për makinat e tyre. Kush ka makina të reja, të paktën 5 vitet e fundit të bëjë një sigurim kasko ndaj përplasjeve, ndaj vjedhjes, ndaj përmbytjes, por kur vjen puna tek shtëpia nuk e bën këtë lloj sigurimi. Unë them që tani shqiptarët të ndërgjegjësohen në këtë drejtim.

EMISIONET