Jetonte me qira 36-vjeçarja, përfshihet nga flakët banesa në Durrës

Jetonte me qira 36-vjeçarja, përfshihet nga flakët banesa

Një banesë në Durrës, në të cilën jetonte me qira një 36-vjeçare është përfshirë pasditen e sotme nga flakët.

Mësohet se si pasojë e flakëve nuk persona të lënduar por vetëm dëme materiale, ndërkohë policia bën me dije se brenda banesës jetonte shtetësja E. Sh.

“Më datë 22.07.2021, në orën 18:20, në lagjen nr.17, Durrës, ka rënë zjarr në banesën e shtetases E. Sh., 36 vjeçe, e cila jetonte me qira. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale.”- njofton policia e Durrësit.

Shërbimet e zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

EMISIONET