Gëzim Tushi: Burrat shqiptarë duan të jetojnë në kurriz të grave

Gëzim Tushi: Burrat shqiptarë duan të jetojnë në kurriz

Gjithnjë e më shumë njerëzit janë të prirur drejt materializimt. 

I ftuar në studion e emisionit të mëngjesit “Ditë e Re”, në RTV Ora, Sociologu Gëzim Tushi, thotë se “sendet kanë gllabëruar njeriun”.

"Njerëzit e  luksit shpesh bëhen asocial,"u shpreh ai.

Tushi thotë se tashmë janë burrat shqiptarë ata që duan të jetojnë në kurriz të grave.

"Në shoqërinë shqiptare kanë filluar të duken meshkuj dembelë, vanitozë që duan të jetojnë në kurriz të gruas. Në familjen modern gruas po i dyfishohen përgjegjësitë. Jo vetëm që duhe ttë jetë e sukseshshme e të sjellë para, duhet të jetë dhe zonjë shtëpie dhe të rrisë fëmijët, ndërsa burri mund të rrijë në klub dhe të bëjë filozofi dhe të japë mendime për politikën."

EMISIONET