Arrestohet në aeroportin e Rinasit dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi
Jamarbër Malltezi është ndaluar nga policia mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit.
Malltezi ishte duke u kthyer nga një vend i Bashkimit Europian, kur është ndaluar në ambientet e aeroportit të Rinasit nga autoritetet.
Akuzat ndaj tij janë fshehje dhe deklarim i rremë i pasurisë, pastrim i produkteve të veprës penale dhe korrupsion.
Urdhri për ndalimin e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha është firmosur nga prokurori i posaçëm Arben Kraja dhe Enekelejda Millonai.