Emiratet Arabe do të shkruajnë historinë, anija kozmike pritet të mbërrijë në Mars

Historia dhe shpresat e botës arabe do të varen nga qëndrueshmëria dhe pavarësia e gjashtë motorëve të ngarkuar për drejtimin e një anije kozmike me madhësi të SUV në orbitë rreth  Marsit.

Anija kozmike Hope e lëshuar rreth 7 muaj nga Toka për në mars, pritet që së shpejti të përfundojë udhëtimin e saj duke u futur në orbitë.

Aktualisht ajo po lëviz me 120 mijë km/h për të mundësuar edhe mbërritjen e sigurt.

Hope apo në shqip Shpresa, është lëshuar në hapësirë për të studiuar klimën e planetit Mars. Shkencëtarët kanë thënë që për momentin janë në një pikë kritike duke qenë se nëse e rrisin shpejtësinë mund të anashkalojnë Marsin, ndërsa nëse ecin me një shpejtësi të vogël mund të përplasen.

Hope është i pari nga tre misionet që mbërrin në planetin e Kuq këtë muaj.

Më 10 shkurt në tjetër anije, ajo kinezja e emëruar Tianwen-1 do të nisen në një mision. Ndërkohë që më 18 shkurt amerikanët gjithashtu do të lëshohen në hapësirë.

Teknologji Lajme Mars emiratet e bashkuara arabe anije kozmike Hope

EMISIONET