Emigrantët mësyjnë Britaninë e Madhe, 409 persona kaluan kanalin brenda ditës

Më shumë se 400 emigrantë kanë kapërcyer kanalin anglez me anije të vogla - një rekord ky për një ditë të vetme.

Forca Kufitare ka kapur 409 persona, përfshirë fëmijë të vegjël, në bordin e 27 anijeve, ndërsa të tjera anije po kontrollohen.

Disa nga emigrantët mbanin fëmijë shumë të vegjël për të ecur.

Kryeministri Boris Johnson më herët të mërkurën tha se Mbretëria e Bashkuar ishte bërë "një shënjestër dhe një magnet për ata që do të shfrytëzonin njerëzit e pambrojtur në këtë mënyrë".

Në një episod tjetër, 53 njerëz u shpëtuan nga autoritetet franceze pasi u  gjetën në vështirësi para se të arrinin ujërat britanike.

Rreth 145 njerëz kishin kapërcyer kanalin me 18 anije të vogla të martën.

Deti i trazuar nga Stuhia Françesk i  bëri të pamundura kalimet në fund të gushtit, por kushtet janë përmirësuar në dy ditët e para të shtatorit.

Duke folur në Commons, kryeministrit Johnson tha: "Unë kam një simpati të madhe për ata që janë të dëshpëruar dhe vendosin fëmijët e tyre në gomone për të kaluar kanalin. Por unë duhet të them atyre që gjithçka ata po bëjnë është se po bien  pre e bandave kriminale dhe po shkelin ligjin. Kalime të tilla minojnë pretendimet legjitime të të tjerëve që kërkojnë azil në këtë vend".

Bota Lajme Europa Britani e Madhe migrantet

EMISIONET