Emigracion i paligjshëm shqiptarësh në Itali, pranga sipërmarrëses shqiptare për favorizim të emigracionit klandestin

Emigracion i paligjshëm shqiptarësh në Itali, pranga

Emigracion klandestin, mashtrim me dokumentat zyrtarë e favorizim votash elektorale janë akuzat e një skandali që ka përfshirë bashkinë e Treviglios me protagoniste një sipërmarrëse shqiptare.

Shqiptarja Elmonda Popa me banim në Itali, pronare e një agjensie për praktikat e emigrantëve në Treviglio, është arrestuar nga Policia italiane me akuzën e favorizimit të emigracionit klandestin, mashtrim e korrupsion i rëndë e i vazhdueshëm, deklarim i rremë i dokumentave identifIkuese e përdorim të sekretit zyrtar për praktika emigracioni të falsifikuara.

Operacioni i koduar "Rainbow" ka vënë në pranga edhe policin italian Antonio Pisonte 57 vjeç, kryeinspektor i policisë kufitare të aeroportit Orio di Serio të Bergamos, e në urdhër arresti shtëpiak një 28-vjeçare italiane bashëpunëtore e agjensisë së shqiptares Popa.

Janë denoncuar e vënë nën hetim të lirë, dhe katër shtetas shqiptarë.

Hetimet e nisura pak kohë më parë nga Prokuroria e Bergamos e të drejtuara nga prokurorja Silvia Marhina, kanë zbardhur se Elmonda Popa, pronarja shqiptare e një agjensie private për praktikat e emigracionit,  në bashkëpunim me kryesinpektorin italian të Policisë kufitare, favorizonin hyrjen e paligjshme në territorin italian të shtetasve shqiptarë. 

Kryeispektori italian, i cili koordinonte dhe oraret e turneve të punës së agjentëve të policisë kufitare në aeroportin e Bergamos, garantonte vulosjen e dokumentave të shtetasve shqiptarë e hyrjen e tyre në territorin italian kundrejt shumave të parave të dakordësuara me shqiptaren 36-vjeçare Elmonda Popa.

Por hetimet e Prokurorisë së Bergamos bëhen akoma më të komplikuara e kanë hapur një tjetër skenar shqetësues për administratën publike në qytetin e Treviglios.

Prej shumë kohësh nën përgjim telefonik e ambiental, është zbardhur biseda telefonike e shqiptares Elmonda Popa, e cila garantonte favore nga kryetari i Bashkisë së Treviglios, Juri Imeri, në shkëmbim të votave elektorale në zgjedhjet e ardhshme.

Në këtë pikë prokurorja e çështjes sqaron se hetimet po vazhdojnë e se shumë shpejt do të merret në pyetje dhe kryetari i bashkisë së Treviglios duke mos përjashtur se "mund të jenë premtime mashtruese të shqiptares Elmonda Popa me qëllimin e rritjes së popullaritetit të agjensisë së saj."

Prokurorja e çështjes e konsideron shqiptaren Elmonda Popa "si një person me një rrezikshëmri të madhe sociale", duke vendosur qëndrimin e saj në burg e hedhur poshtë kërkesën e avokatit të saj për aplikimin e masës së arrestit shtëpiak.

Bashkëpunëtorja italiane e zyrës së shqiptares, e vënë nën arrest shtëpiak, ka deklaruar se është e gatshme të bashkëpunojë me drejtësinë italiane.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Treviglio është shprehur i suprizuar nga kjo ngjarje dhe se është plotësisht në dispozicion të Prokurisë së Bergamos.

Elmonda Popa, 36 vjeç prej vitit 2016 është pronare e një agjensie për pratikat e emigracionit e për udhëtime.  Ajo garantonte shërbime dokumentash pranë Konsullatave shqiptare në Milano e Romë, Athinë e Selanik, Mynih, Londër, New York.

Dokumenti më i thjeshtë kishte një kosto shërbimi minimumi 20 euro pa taksë shtetërore plus koston e vërtetë të marrjes së tij (online pranë institucioneve shqiptare).

EMISIONET