Elva Margariti: Krijimi i qendrave kulturore ka nevojë për më shumë mbështetje nga bashkia

Elva Margariti: Krijimi i qendrave kulturore ka nevojë për më

E ftuar në  emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora me moderator Arjola Shehu dhe Arjon Muça ishte e ftuar ministrja e kulturës Elva Margariti.

Ajo foli rreth projekteve kulturore të cilat janë realizuar në këtë fushë. E pyetur  për mungesën e qendrave kulturore, e cila është një problematikë e ngritur nga fëmijët, Margariti u shpreh se ky është një program i vështirë që ndërvepron me pushtetin vendor dhe ka nevojë për më shumë mbështetje  nga ana e bashkisë.

Një zë i madh është ngritur për të lakuar mungesën e qendrave kulturore nga ana e fëmijëve. A është menduar diçka në këtë drejtim?

Margariti: "Ky është një program i vështirë në ndërveprim me pushtetin vendor. Këtu ka një mungesë infrastrukture përtej faktit e një nevoje të fondeve të shtuara për restaurim , por edhe për pajisje për të qenë një qendër kulturore e mirëfilltë .

Ka bashki të cilat punojnë më mirë në këtë aspekt, duke mos pritur vetëm nga pushteti qendror, sepse edhe kjo rrjedhja nga pushteti qendror në pushtetin vendor nuk duhet marrë si një matematikë e thjeshtë. Në bashkinë e Tiranës ka donatorë të ndryshëm që kontribuojnë në krijimin e këtyre mini qendrave kulturore.

Për ne kjo është sfidë më e madhe sepse buxheti për një program të tillë që të dedikoheshin vetëm në Ministrinë e Kulturës  do të thotë që të ri-adresojmë politikat tona për politikën vendore.

Pushteti vendor duhet të ketë një tarifë të dedikuar për këtë pjesë me të gjithë vështirësitë që kanë. Është një qasje e cila duhet të gjejë pak mbështetje dhe prej tyre."

EMISIONET