Ish-zv ministri i Financava Elton Haxhia i ftuar në Ekopolitikë ka folur në lidhje me tatimet që u duhet të paguajnë bizneset në vend në një situatë të tillë pandemie.

Haxhia ka thënë se është plotësisht dakord për përfshirjen e të gjitha bizneseve në planin e TVSH, ndërkohë që bizneset e vogla të marrin një taksë më të thjeshtuar.

Haxhia: Jemi në një situatë pandemie, tërmeti dhe duhet të ulim taksat për biznesin. Por nuk jam dakord për ulje taksash për 10 vjet, por falje dhe përjashtime. Jam për përfshirjen e të gjithë biznesve në TVSH dhe të gjithë bizneset të paguajnë aq sa u takon. Normativën e kemi 15 dhe le të rrimë të 15. Ai biznes i vogël që nuk ka mundësi të bëjë llogaritje ti bëjmë një taksë të thjeshtuar, që të paguajë edhe ai diçka apo një shumë fikse. Gjithsecili duhet të paguajë, sepse nuk është e drejtë.