I ftuar në Ekopolitikë përafqësuesi i shoqatës “ProEksport Albania”  Edvin Prençi ka folur në lidhje me krizën e biznesve pas pandemisë.

Prençi ka theksuar se bizneset kanë nevojë urgjente për kredi ose grante për të zhvilluar punën, ndërkohë që ka shtuar se 22 mijë persona kanë dalë nga skema e sigurimit të punës.

Prençi: 22 mijë vetë kanë dalë nga sigurimi i punës dhe shteti ka pësuar një humbje mesatarisht 4 milion euro përsa i takon sigurimeve dhe taksave. Këto 4 milion euro që si sektor kemi humbur, që shteti ka humbur, ne kërkojmë që të na ndihmojnë me kredi ose me grante që ne të kemi mundësin e investimeve për modernizimin e impianteve tona. Këto njerëz të rifuten dhe të rimerren nga sistemi jonë.  Nuk kërkojmë asgjë më shumë.