Elita Rudi, moderatorja e njohur shqiptare është në pritje të fëmijës së dytë. Ajo dhe reperi Gjiko do të bëhen prindër të një vajze.

Së fundmi, moderatorja ka realizuar një set fotografik, ku vë në pah barkun e saj të rrumbullakosur.

Elita ka shperndarë për ndjekësit e saj një nga fotografitë e setit të ri, ku ka marrë mijëra pëlqime dhe shumë komente.

Siç vihet re nga fotoja, moderatorja u shfaq e veshur me një fustan të gjatë me ngjyra bardhë dhe blu dhe me flokët e kapura bisht.