Elio Laze, gazetari investigativ i RTV Ora & Ora News këtë të premte ka dhënë intervistën e tij të parë personale për “Ora Verore”, me gazetarin dhe autorin e emisionit, Ronaldo Sharka.

Elio, i cili 9 muaj më parë është bërë baba i një vajze së bashku me bashkëshorten e tij Ira, për herë të parë, në intervistën e tij të parë personale na prezantoi me familjen.

Sharka e pyeti Elion në lidhje me faktin se si i ka ndryshuar jeta tashmë si baba, dhe se a ka qarë kur e mori për herë të parë në krahë Nean, fakt të cilin shumë meshkuj kanë kompleks t’a pranojnë:

Elio Laze: Nuk kam kompleks nga lotët që vijnë si pasojë e një emocioni. Patjetër që kam qarë për vajzën time, kur i dëgjova për herë të parë rrahjet e zemrës, kur e pash për herë të parë në foto, kur ishte akoma në barkun e Irës, pastaj sigurisht kur e pash që erdhi në jetë, patjetër që kam qarë”- u shpreh Elio duke shtuar falenderimet për bashkëshorten e tij dhe nënën e Neas, Irën me fjalët më të mira si bashkëshorte dhe si nënë e vajzës së tij, e teksa fliste i shkëlqenin sytë.

Për më tepër ndiqni videon e plotë!