Eli Zhulati, artizania e vetme që qëndis kostume tradicionale në Gjirokastër

Kostumet tradicionale të Gjirokastrës nga shumë pak qëndistarë po prodhohen në ditët e sotme.

 Eli Zhulati është ndër të vetmet në këtë qytet që e ka ruajtur traditën prej vitesh.

Që fëmijë ajo ka nisur të punojë materiale të vogla, e më pas elemente të rëndësishme dhe me shumë vlerë për kulturën shqiptare.

Kërkesat e vazhdueshme për një kostum tradicional gjirokastrit kanë bërë që ajo të përqëndrohet  plotësisht në këtë zanat, për të cilin thotë se është sa i bukur aq edhe me sfida.

"Porositësi është shumë këmbëngulës në atë që do të bëjë. Pyetjet e para janë nga është marrë modeli. Modelet unë nuk i shpik, nuk i fantazoj, u referohem modeleve që kemi pranë muzeumeve tona."

Për një veshje tradicionale të zonës apo elemente të tjera karakteristike të Gjirokastrës,  më shumë  kërkesa vijnë nga jashtë qytetit, si dhe nga të huaj.

"Gjirokastritët janë kryesorët por edhe shqiptarët që nuk kanë lidhje me Gjirokastrën. Çudinë më të madhe e kemi me turistët, ata janë ngopur me jetën moderne."

Për Eli Zhulatin periudha e pandemisë rrezikoi punishten e saj të vogël.

EMISIONET