Nuk kanë të ndalur zjarret në vendin tonë këtë mes shtatori.

Përfshihet nga flakët kodra në fshatin Mëngël të Elbasanit.

Zjarri ka shpërthyer në zonën ku ndodhen repartet ushtarake, ku nuk dihet nëse ka apo jo municione.

Aktualisht janë banorët ata që kanë ndërhyrë për të shuar flakët, pasi zjarrfikësit ende nuk kanë mbërritur.

Ndërkohë, territori i republikës së Shqipërisë është përfshirë nga së paku 15 vatra zjarri që po digjen prej ditësh tashmë.