Elbasan, shfaqja “Mbyllja e Dashurisë” çel festivalin “Skampa 2020” dhe rikthen Luiza Xhuvanin

Elbasan, shfaqja “Mbyllja e Dashurisë” çel festivalin

Aktorja Luiza Xhuvani u rikthye para publikut në Elbasan me shfaqjen “Mbyllja e Dashurisë” e cila shënoi çeljen zyrtare të Edicionit të 22 të Festivalit “Skampa” në Elbasan.

Vepra e Pascal Rambert ishte e konceptuar nga regjizori Eric Vigner në formën e dy monodramave.

Luiza Xhuvani: "Ishte kënaqësi shumë e madhe që pas kaq shumë kohe të luash teatër. Teatri është jeta jonë, nuk mund të ndodhë ndryshe"

Një pjesë i ishte besuar Luiza Xhuvani dhe tjetra aktorit Vasjan Lami.

Luiza Xhuvani: "Ky është i treti bashkëpunim me të. Kanë qenë qenë ndër eksperiencat tona më të bukura në teatër."

Vasjan Lami: "Ishte një kënaqësi e dyfishtë për ne që e hapëm festivalin dhe patëm rast që të prezantojmë për herë të parë para spektatorit këtë vepër. Sa të hapet teatri, ne do të jemi shfaqja e parë që do të prezantohet për spektatorin"

Drama e dashurisë së shterruar ka në qendër dy personazhe që edhe në jetën reale ishin aktorë.

Të gjitha shfaqjet në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit do të mbahen në ambient të hapur për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Kultura Lajme elbasan Kronike festival skampa 2020 luiza xhuvani

EMISIONET