Elbasan: RENEA ekzekuton 71-vjeçarin pas 5 orë rezistencë, breshëri drejt policisë, plagosi 2 kalimtarë
Përfundon pas rreth 5 orës saga e përballjes mes Lefter Zhidru dhe Policisë, sulmeve me armë dhe negociata të dështuara.
Forcat RENEA ekzekutuan 71 vjeçarin në banesë ne lagjen "11 nentori" në Elbasan.
Operacioni i nisur në orën 13:20 minuta u përfundua në orën 18:05 minuta të 24 shtatorit 2020.
Gjithcka nisi prej orës 13:20 minuta kur policia dhe forcat speciale rrethuan lagjen "11 Nentori" ne Elbasan për të neutralizuar 71-vjeçarin e armatosur me kallashnikov i cili qëlloi drejt policisë duke plagosur dy të rinj kalimtarë. Bashkëjetuesja e tij kishte telefonuar policinë për të kërkuar ndihmë pasi ishte i armatosur.
71 vjeçari Zhidru kur ka parë se RENEA i ishte afruar derës ka qëlluar drejt tyre. RENEA i ka bërë thirrje të hapte derën e dorëzohej, por 71 vjeçari ka qëlluar sërish me armë. Atëherë policia ka shpërthyer derën. I moshuari
ka qëlluar sërish por fatmirësisht mburoja i ka shpëtuar efektivet.
Ne fillim te operacionit Drejtori i Policise se Elbasanit deklaroi se ishte nje person i rrezikshem, ndersa forca speciale me autoblinda dhe mjete të tjera të specializuara u dislokuan në vendngjarje dhe u rrethua një perimetër i gjerë sigurie per te mos lejuar takimin që në orën 13:20. Ne tarracën përballë u vendosën edhe snajpera.
Nga kontrolli i shtepise policia gjeti një kallashnikov, municione dhe disa kallepe me lëndë plasëse gati për shpërthim. Historia që për 5 orë mbajti nën terror qytetin e Elbasanit nisi per shkak të një konflikti në familjes mes Zhidrut dhe bashkëjetueses së tij në kohën kur në shtëpi ishte dhe vajza e mitur
NGJARJA MINUTE PAS MINUTE
Ora News percolli live të gjithë ngjarjen
Ora 19: 20 - 71-vjeçari kishte lëndë plasëse në banesë, pritet ardhja e forcave xheniere
Ora 19:09 Elbasan, RENEA thirrje për dorëzim, 71-vjeçari 8 plumba drejt mburojës së policisë
Ora 18:04 Ekzekutohet nga Forcat RENEA Lefter Zhidru, i cili për gati 5 orë terrorizoi me kallashnikov lagjen "11 nëntori" në Elbasan.

Ora 17:47 Ndërkohë dëgjohen të shtëna me armë sërish dhe hedhje gazi lotsjellës. duket se ka shkëmbim zjarri mes policisë dhe agresorit. Në vendngjarje dëgjohen edhe ulurima.
Ora 17:47 Një shpërthim u dëgjua nga vendi i ngjarjes në Elbasan, dyshohet si shpërthim derë, jo të shtëna armë. Pritet që RENEA të futet në banesë.
Ora 16:57 Në vendngjarje në Elbasan, mbërrijnë edhe Toni Vocaj, drejtor i Policisë Driminale dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.
Ora 16:43 Agresori kërkon që t'i rilidhet energjia elektrike, pasi ka kërkuar që të ndjekë lajmet
Ora 16:30 Degjohen te bertitura, i moshuari refuzon te dorezohet , Skenaret e policise per te nderhyre. Një grup i RENEA vijojnë negociatat për tu dorëzuar por I moshuari refuzon. Ai është I izoluar brenda banesës së tij.
Forcat RENEA ndodhen pranë pallatit dhe po shikohet dhe skenari për të ndërhyrë. Një mundësi është dhe ndërhyrja nga ballkoni në apartament.
Një skenar është që ndërhyrja të bëhet me gaz lotsjellës apo granata tymuese për të izoluar. Një zjarrfikëse ndodhet afër pallatit dhe shkallët e saj pritet që të ndihmojnë për të ndërhyrë. Janë dëgjuar të bërtitura të të moshuarit i cili refuzon të dorëzohet.

Ora 16:06 Pritet ndërhyrja. Dy snjaperiste ndodhen ne pallatin perballe pallatit ku banon 71 vjeçari. I moshuari banon në katin e dytë.
Ora 15:55 Deshmitari Okular: Plasi kallashnikovi, pashe 2 persona te gjakosur
Një dëshmitar okular ka treguar momentet e parë të të shtënave me armë në Elbasan.
Ai shprehet se menjëherë pas të shtënave erdhën makinat e policisë dhe disa persona u shtrinë në tokë.
Më pas ai shton se ka parë edhe dy të plagosur të cilët ishin të gjakosur duke u marrë nga ambulanca.
“Isha në lokal, jam kamerier. Vetëm kur plasën të shtëna me breshëri kallashnikovi. Pashë njerëz që ishin të shtrirë në tokë dhe dy makina të policisë që nxorën armët, or nuk qëlluan kundrejt agresorit. Ata bllokuan zonën dhe larguan të gjithë banorët aty. Nga këtu është 40-50 metra nga vendi i ngjarjes. Pashë 2 persona të gjakosur që erdhi i mori ambulanca dhe i dërgoi në spital. Unë nuk e njoh personalisht agresorin.”
Ora 15: 32 Drejtori i Policise se Elbasanit deklaroi se ishte nje person i rrezikshem. Edhe fqinjet thone se ai eshte i rrezikshem.
Ora 15:20 Identifikohen dy kalimtarët e plagosur nga te shtenat me kallashnikov te te moshuarit. Ata janë Ledi Saraci A. Kondraxhiu
Ora 15:19: Nje stuhi shiu po e bën edhe më të vështirë operacionin e policisë.
Ora 15:00 Ku ishe? Mesohet shkaku i sherrit te ciftit ne Elbasan
Ora News siguron dëshminë e fqinjëve mbi konfliktin mes ciftit të të moshuarve që degjeneroi në përdorimin e kallashnikovit nga 71 vjeçari drejt forcave të policisë. Nga të shtënat mbetën të plagosur lehtë dy të rinj.
Në mesditë, sipas dëshmive bashkëshortja ka hyrë me mbesën 10 vjeçare në banesë. E ka pyetur se ku ka qenë dhe mënjehërë ka plasur konflikti. Ai ka marrë armën dhe ka tentuar të vrasë bashkëshorten. Ajo e ka kuptuar dhe ka dalë nga banesa dhe ka njoftuar policinë.
Ora 14: 49: Eshte marre vendim per te nderhyre me force.
Ora 14: 42: Drejtori i policise se Elbasanit kerkon zgjerimin e kordonit te sigurise.

Ora 14: 29 I moshuari ndodhet i vetem ne banese. Policia zgjeron perimetrin e sigurise
14: 25 Policia kerkon qe te evakuohet zona.

Ora 14: 19 Policia po përgatitet për të ndërhyrë pasi I moshuari nuk pranon të dorëzohet. Nuk ka të shtëna të tjera. Të paktën 10 efektivë të armatosur të forcave RENEA janë të përgatitur për ndërhyrje.

Ora 14:00 Njoftimi i policise- Rreth orës 13:20, në lagjen "11 Nëntori" në Elbasan shtetasja F. Zh., ka patur një konflikt me bashkëshortin e saj, shtetasin Lefter Zhidru, 71 vjeç, i cili në momentin që ka shkuar Policia është futur në banesë dhe ka qëlluar dhe vijon të qëllojë me armë zjarri kallash në drejtim të forcave të Policisë.
Forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme janë pozicionuar dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe vijojnë t’i bëjnë thirrje këtij shtetasi të dorëzohet, i cili vijon të bëjë rezistencë duke qëlluar vazhdimisht në drejtim të Policisë.
Si pasojë e të shtënave janë plagosur jashtë rrezikut për jetën dy shtetas, L. S., 22 vjeç dhe A. K., 21 vjeç, kalimtarë të rastit, në momentin që ky shtetas ka filluar të qëllonte me armë në drejtim të Policisë.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur menjëherë forcat e FNSH dhe të RENEA-s, për të bërë neutralizimin dhe kapjen e shtetasit që vijon të qëllojë me armë në drejtim të Policisë.
Shtetasi Lefter Zhidru vijon të qëllojë me armë duke bërë rezistencë edhe pas thirrjeve të pandërprera të Policisë.
Banesa nga e cila po qëllon ky shtetas është e rrethuar dhe Policia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit.
Ora 14:10 Nga dy të plagosurit mësohet se njëri ka plagë në krah dhe tjetri në kofshë.
Ora 14:03 Personi që ka qëlluar në drejtim të policisë është identifikuar si Lefter Zhidru, 71 vjeç.
Ora 13: 55 Burimet flasin per dy persona të plagosur. Ata nuk jane efektive policie por dy kalimtare. Efektive te FNSh jane nisur drejt Elbasanit, ndersa eshte rrethuar zona. I behet thirrje personit të dorëzohet.
Ora 13: 50 Policia deklaron se personi vijon të qëllojë drejt policisë, informon policia e shtetit. Flitet dhe për dy të plagosur por nuk janë efektivë policie.
Mësohet se policia kishte marrë informacion për për një konflikt në familje dhe në vendngjarje kanë shkuar Forcat "Shqiponja" dhe Patrulla e Pergjithshme.

Qelloi drejt policise- Sapo kanë mbërritur, personi që ishte konfliktuar ka hapur zjarr ndaj tyre.
Forcat e policisë janë pozicionuar dhe po i bëjnë thirrje personit të dorëzohet. Në ndihmë të policisë së Elbasanit po nisen menjëherë FNSH dhe RENEA./ Përgatitën online Suela Gera, Besjana Kuçana, Xhesi Abazi & A. Kurti

Raportuan nga vendngjarja: Besar Bajraktaraj, Edisona Skenderi. Punuan online: Suela Gera, Besjana Kuçana, Andi Kurti, Xhesi Abazi, Alketi