Elbasan, përvetësoi 30 mln lekë me falsifikimin e listë-prezencës së punonjësve, prangoset ekonomisti

Elbasan, përvetësoi 30 mln lekë me falsifikimin e

Komisariati i policisë së Elbasanit ka prangosur një ekonomistin e qendrës shëndetësore nr 3 në qytet, Edlir Sejdini.

Dyshohet se ai ka shpërdoruar detyrën nëpërmjet falsifikimit të listë prezencës së punonjësve duke përvetësuar një vlerë prej 30 milionë lekësh pranë qendrës shëndetësore.

"Arrestimi i tij u be pas hetimeve disa mujore te seksionit te krimit ekonomik pranë drejtorisë se policisë Elbasan pas një hetimi disa mujore në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë e rrethit gjyqësore Elbasan." - bën me dije policia.

Sipas burimeve 35 vjeçari kishte rreth dy vite që përvetësonte shuma me listë prezencat e punonjësve e falsifikuara.

Ndaj tij rendon akuza e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën

Ndërkohë, vazhdon hetimi për identifikimin e bashkëpunëtoreve të tjerë pasi dyshohet që ky punonjës të ketë bashkëpunuar edhe me persona të tjerë.

Njoftimi i policisë

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  u arrestua në flagrancë shtetasi: E. S., 35 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas, me detyrë ekonomist pranë një Qendre Shëndetësore në Elbasan, në periudhën prill 2018 - maj 2020, ka përfituar një  shumë   lekësh, duke falsifikuar listë- pagesat.

Vendi Lajme falsifikim elbasan Lajmi i fundit Aktualitet pervetesoi liste prezence ekonomist

EMISIONET