Një sipërfaqe toke është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme (30 korrik) në fshatin Murrs te njësisë administrative të Papërit.

Forcat zjarrëfikëse janë nisur menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Për shkak të terrenit malor ndërhyrja e zjarrëfikëses është e vështirë.

Zona e cila është përfshirë nga flakët është e banueshme. Nga informacionet paraprake nuk raportohet për asnjë person të lënduar.

Prej disa ditësh bashkia e Elbasanit është përfshirë nga zjarre në zona të ndryshme.

(Foto ilustruese)