Vazhdojnë infektimet në kopshtet dhe shkollat e vendit.
Ditën e sotme është mbyllur kopshti nr. 9 në Elbasan.
Burime zyrtare për Ora News bëjnë me dije se mbyllja ka ardhur pasi dy edukatore kanë rezultuar me Covid-19.
Ndërkohë prindërit janë njoftuar që të mos i dërgojnë fëmijët në kopësht.
Ky është kopshti i dytë që mbyllet në Elbasan për shkak të covidit.
Ndërsa më herët është mbyllur edhe një qendër shëndetësore.