Elbasan, 28 vjeçari gjendet i mbytur në lumin Shkumbin, dyshohet se vuante nga depresioni

Elbasan, 28 vjeçari gjendet i mbytur në lumin Shkumbin, dyshohet se

Në fshatin Jagodin, Elbasan,  në lumin Shkumbin është  gjetur një kufomë e dekompozuar dhe nga  veprimet hetimore  rezulton   se është shtetasi Eridjon Topi, 28 vjeç, banues në Elbasan.

Sipas deklarimeve te familjarëve dyshohet se shtetasi vuante nga depresioni dhe se rreth 1 muaj ishte larguar nga banesa dhe nuk kanë pasur kontakt, informon policia.

Burime për Ora News bëjnë me dije se nga ajo që është konstatuar paraprakisht, dyshohet se 27 vjeçari ka të paktën 2 ditë që është mbytur.

Shkaqet e mbytjes nuk janë bërë ende të ditura

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes .

Vendi Lajme elbasan mbytet lumi shkumbin Aktualitet shenja jete Eridjon Topi

EMISIONET