Elbasan, dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe policisë, prangoset 50-vjeçari

Elbasan, dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe policisë, prangoset

Prangoset nga 50-vjeçar në Elbasan, pasi pengoi punonjësit e Zyrës së Përmbarimit për ekzekutimin e një vendimi gjyqësor.

Ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes si dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: N. Ç., 50 vjeç, banues në Belsh, pasi në lagjen 'Kongresi', Elbasan, ka penguar punonjësit e Zyrës së Përmbarimit Elbasan dhe gjatë ekzekutimit të vendimit gjyqësor, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij duke e penguar në marrjen e kujdestarisë së fëmijës.” – njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale, "Dhunë në familje", "Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik" dhe "Pengime për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës ".

Vendi Lajme elbasan policia Kronike prangoset bashkeshorte dhune fizike

EMISIONET