El Clasico për infarkt, Real Madrid mposht Barcelonën

El Clasico për infarkt, Real Madrid mposht Barcelonën

Nuk mund të zhgënjejë kurrë një ndeshje Real Madrid-Barcelona. El Clasico e dytë e sezonit shkon sërish për “los blancos” që triumfojnë 2-1 ndaj rivalëve katalanas dhe për momentin arrijnë me pike Atleticon e Madridit në krye.

Ishte një ndeshje e luftuar, me gola, kartona dhe polemika që do të vijojnë gjatë pasi Barcelona protestoi për disa raste të dyshimta teksa edhe fati nuk ishte me ta pasi goditën shtyllën.

Fillimisht ishte Benzema që me një gol klasi mposhti Ter Stegen duke i dhënë avantazhin 1-0 Realit në 14’ ndërsa Kroos me një goditje dënimi dyfishoi rezultatin. Në pjesën e dytë ishte Barcelona më insistuese dhe në 60’ shkurtoi diferencën me Minguezan.

Nuk mjaftoi kaq por Messi me shokë paten disa raste flagrante dhe duhet thënë që Courtous ishte heroi i mbrëmjes për Realin. Në fund në minutat e fundit një penallti e dyshimtë tërboi Barçën por arbitri nuk dha asgjë dhe sfida u mbyll 2-1.

EMISIONET