Ekstradohet nga Shqipëria drejt Italisë Bujar Sejdinaj, i njohur edhe me nofkën “xhaxhai”.

Vendimi për ekstradimin e tij ka ardhur pas gjykata e gjeti fajtor si pjesë të familjes mafioze “BELLOÇO”, me veprimtari kryesisht në Ballkan, raporton Ora News.

Bujar Sejdinaj gjatë arrestimit në Shqipëri

Sejdinaj dyshohet se është “njeriu që luan fijet e Ndraghetas në Shqipëri e Ballkan”, pra që ka në kontroll mbarëvajtjen e të gjitha veprimeve kriminale të kësaj bande mafioze.

Gjatë hetimeve të autoriteteve italiuane, ai dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në trafikimin e 20 kg kokainë.

Operacioni i koduar Magna ka mbyllur hetimet në nëntor të 2019 dhe arrestimi i “xhaxhait” është bërë më 21 korrik 2020 në Shqipëri.

Ndërsa ekstradimi është kryer gjatë mbrëmjes së shkuar nga Tirana drejt aeroportit “Fiumicino” të Romës.

Ora News sjell momentin kur Sejdinaj zbret në aeroportin e Romës:

/OraNews