Eksperti: Aftësia infektuese e Covid-19 është rritur 10 herë më shumë, vjeshta do jetë kritike

Eksperti: Aftësia infektuese e Covid-19 është rritur 10 herë

Gjatë një interviste për median “El Progreso de Lugo”, eksperti spanjoll Javier Cabo, ka paralajmëruar se Covid-19 ka pësuar mutacione që në nga fundi i muajit shkurt, madje aftësia e tij infektuese është rritur disa herë.

 “70% i gjenomit të virusit ka ndryshuar dhe aktualisht fuqia e tij infektuese është bërë 10 herë më e madhe”, është shprehur Cabo i cili është edhe doktor i kirurgjisë kardiovaskulare,

Ai shprehet se kjo gjë duhet të dihet nga të gjithë dhe se autoritetet duhet të marrin masa për parandalimin e përhapjes së këtij koronavirusi.

Cabo ka treguar se në vjeshtë do jetë problemi i vërtetë i pandemisë.

“Do ta kemi problem të madh kur të koincidojë me viruset e tjera sepse vetëm me gripin mbusheshin spitalet, imagjinoni me koronavirusin”, është shprehur ai.

Shendetësi Lajme Covid-19 ekspert spanjoll

EMISIONET