Kur mbani një maskë në fytyrë, ju tundoheni shpesh herë ta vendosni atë poshtë mjekrës gjatë kohës kur hani, pini apo bisedoni.

Eksertët kanë zbuluar arsyen e rëndësishme pse nuk duhet ta mbani kurrë maskën tuaj poshtë mjekrës.

Shërbimi i Ambulancës Lindore Midlands ka postuar një grafik që shpjegon më qartë këtë çështje.

Grafika tregon se kur keni maskën e fytyrës mbi hundë dhe gojë, qafa juaj është e ekspozuar, domethënë çdo pikë që përmban virusin mund të zbresë në qafën tuaj. Kur vendoset maska në qafë, pjesa e brendshme do ndotet dhe kur ta vendosni sërish në hundë dhe gojë, do të prekeni nga çdo bakter, mikrob dhe virus.

Shërbimi i Ambulancës Lindore Midlands këshillon që nëse keni nevojë të lëvizni maskën tuaj për të ngrënë, pirë ose biseduar, duhet ta hiqni atë plotësisht.