Të qenit mbipeshë ju vendos në rrezik të madh ndaj sëmundjeve serioze, por edhe ndaj Covid-19, thonë ekspertët pas disa ekzaminimeve të bëra.

Mbipesha tek një person i infektuar me koronavirus mund të jetë fatale për të pasi mund ta çojë drejt humbjes së jetës.

Rishikimi i provave nga Public Health England, zbuloi se pesha e tepërt i shtyn njerëzit në rrezik  më të madh, deri në atë pikë sa kanë nëvojë për shtrim në spital dhe nëse gjendja përkeqësohet në kujdesin intensiv.

Dr Alison Tedstone, tha se provat e tanishme ishin të qarta, mbipesha vendos në rrezik të madh ndaj koronavirusit, si dhe ndaj shumë sëmundjeve të tjera që kërcënojnë jetën.

“Humbja e peshës mund të sjellë përfitime të mëdha për shëndetin, gjithashtu mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër rreziqeve shëndetësore të Covid-19”, tha ajo.

Mbretëria e Bashkuar ka një nga nivelet më të larta të obezitetit në Evropë. Pothuajse dy e treta e të rriturve në Angli janë mbipeshë, shifra të ngjashme janë si në Uells, Skoci dhe Irlandën Veriore.