Qendra Britanike e Kolumbisë për Kontrollin e Sëmundjeve këshillon qytetarët që të përdorë barriera  siç janë muret e hollë me vrimë që të lejojnë kryerjen e akteve seksuale për të parandaluar kontaktin e afërt  të fytyrave të partnerëve.

Barrierat ose ndyshe të quajtura “Vrimat e lavdishme”  janë vrima të vogla të bëra në mur që i lejojnë njerzit të kryejnë marrdhënie me sa më pak kontakte dhe prekje të pjesëve të trupit.

Shefat e shëndetësisë veç të tjerash  i këshillojnë  njerzit të vendosin maska në fytyrë, të përdorin masa mbrojtëse, dhe produkte dentare për të ulur riskun e kontaktit me spërklat e njëri-tjetrit gjatë aktit seksual

 Edhe New Yorku i ofron njerzve të tij këshilla të njëjta duke i thënë “Bëhuni kreativë me pozicionet e seksit dhe barrierat fizike, si muret, që parandalojnë afrimitetin e njëri-tjetrit dhe kontaktet e tepërta”.

Megjithatë Covid-19 nuk është vërtetuar që të përhapet nëpërmjet seksit, ai mund të transmetohet nga ajri dhe pështyma e njerzve të cilët janë pranë njëri-tjetrit nëqoftëse njeri prej tyre është i infektuar.