Mateo Spaho: Në Shqipëri nuk zbatohet ligji, njerëzit po kthejnë mbrapsh paratë që marrin në bankë

Mateo Spaho: Në Shqipëri nuk zbatohet ligji, njerëzit po

Në studio kanë qenë të ftuar Gjergji Gjika, Mateo Spaho, Majlind Lazimi dhe Kastriot Sulka.

Mbrëmjen e sotme në emisionin Ekopolitik në RTV Ora me Besart Kadia është diskutuar për rritjen e pagave dhe premtimin e qeverisë për ta bërë pagën minimale 30 mijë lek në muaj.

Mateo Spaho: Paga minimale në ekonomi është zero, paga maksimale është plus infinit, Konkretisht ne kemi një ligj ku paga minimale është 260 mijë lek. Pyetja e parë që shtroj është, a po zbatohet kjo pagë minimale në Shqipëri.

Është me ligj, por a po zbatohet është një gjë tjetër. Ne kemi biznese në Shqipëri që në fakt i paguajnë më pak të punësuarit e tyre dhe ata realisht marrin në bankë 260 mijë lek të vjetra, por 50-60 mijë i kthejnë mbrapsh.

Ta bëjmë një herë që ligji të funksionojë dhe pastaj të shikojmë të rrisim nivelin.

Ekonomi Lajme ekopolitike mateo spaho

EMISIONET