Xhafaj: Skavica do të zgjidhë pamundësinë e kaskadës së Drinit për të mbajtur rezerva të mëdha

Xhafaj: Skavica do të zgjidhë pamundësinë e kaskadës

Në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj u shpreh se arsyeja kryesore pse Skavica është projekti që do të zgjidhë pamundësinë e kaskadës së Drinit për të mbajtur rezerva të mëdha.

Sipas tij, në 6 muajt e dytë nuk ka pasur asnjë pikë reshje dhe kjo ishte një situatë e paparashikuar lidhur me situatën energjitike në vend.

Xhafaj: Arsyeja kryesore pse Skavica është projekti që do të zgjidhë pamundësinë e kaskadës së Drinit për të mbajtur rezerva të mëdha që zgjasin në muaj. Optimizmi i menaxhimit të energjisë elektrike varet nga pritshmëritë. Kur pret reshjet normal që je në eksport.

Në 6 muajt e dytë nuk patën asnjë pikë reshje. Kjo gjë nuk ishte e parashikuar asgjëkund. Ndryshimi global ka një efekt të paparashikueshëm. Një nga faktorët kryesorë këtë vit do të jenë reshjet e këtyre 3 muajve. Këto kohë çmimet e energjisë janë 3-fishuar.

EMISIONET