Xhafaj: Nuk mund të diskutojmë për projektet publike me të gjithë, i bie demokraci e drejtpërdrejtë
Në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj u shpreh se sot Serbia është eksportuesi më i madh në rajon, sepse vetëm Fiat sot eksporton 1.75 miliardë euro makina.
Ai tha se kjo gjë ka ndodhur për shkak të investimi fillestar u subvencionua nga qeveria dhe se jo të gjitha projektet publike mund të kalojnë në konsultim me të gjithë.
Xhafaj: Sot Serbia është eksportuesi më i madh në rajon, sepse vetëm Fiat sot eksporton 1.75 miliardë euro makina. Arsyeja pse u zgjodh Serbia është sepse investimi fillestar u subvencionua nga qeveria. Sikur ne të diskutojmë për projektet publike me të gjithë, kjo nuk ka më vendimmarrje, është demokraci e drejtpërdrejtë.
Mbi 2 miliardë dollarë nuk investohen në 1 apo 2 vite vetëm në një sektor. E rëndësishëm është efekti ekonomik që ato kanë në zonën ku janë. Prandaj kanë një interes të veçantë për ekonominë. Ne kemi problematikë ligjin e pronave që e kanë të gjithë investitorët.