Vurmo: Çdo aktor në qeveri mund të ndërtojë një ligj të ri me porosi, nuk funksionon mekanizmi

I ftuar në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, Drejtori i hulumtimit në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Gjergji Vurmo, shprehet se çdo aktor në qeveri mund të ndërtojë një ligj të ri me porosi sepse pasi sipas tij asgjë nuk është prekur nga mekanizmi.

Gjergji Vurmo: Një nga argumentet që ka dhënë BE ka qenë që do të ndikoni shumë seriozisht pluralizmin mediatik. 5 vite më vonë shiheni se ku është sektori i mediave sot. Argumenti që ka bërë Gjykata Kushtetuese për ta hedhur poshtë atë nen nuk qëndron shumë sepse i ka dhënë përparësi argumentit të lirisë ekonomike para asaj të interesit publik.

Çdo aktor në qeveri mund të ndërtojë një ligj të ri me porosi sepse pasi asgjë nuk është prekur nga mekanizmi. Procedurat ligjore për të hartuar ligjet janë po të njëjtat. Ajo që ka bërë ekzekutivi është se ka shkelur etikën dhe disa parime siç janë transparenca por nuk ka shkelur asnjë ligj.   

EMISIONET