“Vjedhin Bashkinë për partitë”, Preçi: Abuzimi në tendera prodhon deputetë të ardhshëm

Fondet prodhojnë abuzimet me tenderat nga ana e bashkive të vendit duket se janë pikërisht ato që bëjnë diferencën në fushata zgjedhore. Shqetësimi vjen nga ekspertët e ekonomisë, të cilët i bëjnë apel Kontrollit të Lartë të Shtetit që të thellohet në auditimet e tij dhe të nxjerrë në pah të gjithë abuzimin që realizohet.

Ankimet e herë pas hershme në Komisionin e Prokurimeve Publike, janë hasur së fundmi edhe në auditimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në bazë të këtyre kontrolleve, KLSH ka pikasur një sërë problematikash që rezultat të përbashkët kanë abuzimin me tenderat publik.

Sa më larg kryeqytetit, aq më shumë minimizohet efiçenca e menaxhimit të fondeve publike në bashki të vendit.

Në një intervistë për Rtv Ora, eksperti i ekonomisë Zef Preçi thekson se këto abuzime me fryrje të tenderave ndodhin për të prodhuar deputetë apo kryetar bashkie për t’u paraprirë zgjedhjeve.

Preçi: Raportet e KLSH të jenë subjekt i një diskutimi më të gjerë në parlament dhe jashtë tij dhe njëkohësisht agjencitë ligjzbatuese mos të shohin nga godina e Kryeministrisë kush është i pëlqyeri apo i papëlqyeri i kryeministrit për të dhënë goditjen e radhës.

Ndërkaq, Preçi këshillon KLSH të tejkalojë kontrollet dhe më gjerë duke nxjerrë në pah të gjitha abuzimet me fondet publike.

Preçi: Në një numër bashkish janë kryer tendera për periudha të gjatë siç ishte një tender në bashkinë e Kurbinit për 5 vjet koncesion në kohë piramide për mirëmbajtjen e luleve diku 500 mijë euro dhe tendera të tjerë të cilët janë edhe të parakohshëm, edhe të panevojshëm, thjesht për të kënaqur interesat e kontribuesve në fushata apo për të prodhuar kryetarë bashkish dhe kandidatë për deputetë për zgjedhjet e ardhshme.

Në dokumentin e raportit të KLSH thuhet se auditimi i 13 procedurave të prokurimit për vitin 2020-2021 me vlerë të fondit limit 1,1 miliard lekë lekë pa TVSh, ka rezultuar se në DT janë aplikuar kritere të ekzagjeruar dhe të paargumentuara në rastin e 5 procedurave me vlerë të fondit limit 1 miliard  lekë pa TVSh ose 89%.

EMISIONET