VIDEO/ Vijojnë punimet për dy unazat e qytetit të Durrësit, Rama: Do të zhvillojnë zonën

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale punimet që po zhvillohen në dy unazat e qytetit të Durrësit. Rama thekson se punimet po vijojnë intensivisht ndërsa e quan një nga investimet më të rëndësishme të viteve të fundit.

Kryeministri nënvizon se këto dy unaza të reja do të lidhin zonën e Currilave me rrugën "Aleksandër Goga".

Ndërtimi i këtyre dy unazave do të lehtësojë ndjeshëm trafikun dhe do të japë një impakt pozitiv në zhvillimin e mëtejshëm të zonave ku ato po ndërtohen.

“Vijojnë punimet për dy unazat e qytetit të Durrësit, një nga investimet më të rëndësishme të viteve të fundit.

Këto dy unaza të reja që do të lidhin zonën e Currilave me rrugën 'Aleksandër Goga' do të lehtësojnë ndjeshëm trafikun si dhe do të japin një impakt pozitiv në zhvillimin e mëtejshëm të zonave ku ato po ndërtohen”, shkruan Rama.

EMISIONET