Vengu: 146.7 milionë lekë për dëmshpërblimin e familjeve të prekura nga fatkeqësitë natyrore

Vengu: 146.7 milionë lekë për dëmshpërblimin e

 Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur sot se përmes aktit normativ të fillimshtatorit, është vendosur shpërndarja e 146.707.383 lekëve për dëmshpërblime ndaj familjeve të prekura nga fatkeqësitë natyrore të ndodhura në periudhën 2016-2019.

Vengu ndau sot lajmin e mirë për 1039 banorë në 17 bashki të vendit.

Sipas ministrit, nga ky vendim përfitojnë të prekurit nga tërmetet, përmbytjet, rrëshqitjet e dheut dhe zjarret.

“Ky hap është një shenjë angazhimi konkret nga ana e qeverisë shqiptare për t’u qëndruar pranë qytetarëve në kohë nevoje, ndërsa akti normativ parashikon edhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të uzinave ushtarake të krijuara për periudhën 2010- 2024”, shtoi ministri.

Vengu: 146.7 milionë lekë për dëmshpërblimin e

EMISIONET