Vendoset fasha për energjinë elektrike/ Mbi 800 kW/h do të paguhet me çmimin e tregut

Kryeministri Edi Rama prezanton paketen antikrize

Edi Rama: "Nisur nga analiza e të gjithë fashave të konsumatorëve. Mbi 90 % konsumatorë familjarë konsumojnë rregullisht më pak se 800 kW/h.  6-7 % e totalit konsumojnë më shumë se 800 kW/h. Bëhet fjalë për familjarë me vila, pishina, oborre të gjera, për të cilët ka ardhur koha nuk mund të paguajë më buxheti I shtetit. Çdo kilovat mbi 800 do të paguhet me çmimin e tregut.

“Synojmë të krijojmë një presion për të ulur konsumin e tepërt të energjisë elektrike në kushte krizë” tha Rama.

Rama permendi Zvicren ku tha se jane parashikuar denim me burg apo Gjermania qe fik dritat pas ores 22:00

Edi Rama: "Sot lexova që Zvicra ka vendosur penalitetin e 3 viteve burg për ata që ngrohin më shumë se 19 gradë shtëpinë e tyre.
Në Gjermani është paraqitur plani për fikjen e dritave në të gjitha bizneset pas orës 10 të darkës. Ne nuk kemi plan të tillë shkurtimesh drastike a detyrimesh të kësaj natyre apo penalitetesh por kjo nuk do të thotë që Shqipëria nuk ka nevojë” tha Rama.

EMISIONET