Vendoset fasha/ Mbi 800 kW/h çmimi i energjisë do të jetë 42 lekë për kW/h

Prej datës 1 tetor dhe deri në fund të dhjetorit familjet që do të shpenzojnë mbi 800 kilovat energji në muaj do ta paguajnë atë më shtrenjt.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku deklaroi se nga ky ndryshim preken vetëm 4 % e familjeve, por që sipas saj konsumojnë rreth 16% të energjisë.

Çmimi i energjisë per konsumin mbi 800 kW/h është 42 leke per kW/h. Kjo parashikohet nga data 1 tetor 2022 – dhjetor 2023.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Ky çmim do të dërgohet menjëherë për tu aprovuar. Çmimi i shtuar prej 42 lekësh që i përket 801 kw/h e sipër do të jetë i vlefshëm deri më 31 dhjetor 2023. Në 31 dhjetor do të rianalizojmë tregun për të vendosur çmim të ri," tha Balluku.

Vendoset fasha/ Mbi 800 kW/h çmimi i energjisë do të jetë

Balluku tha se qeveria kishte marrë fushatën e ndërgjegjësimit por nuk funksionoi tek qytetarët pasi nuk ata nuk ndjenë ndryshimin e çmimit në faturë.

"Kemi nisur një fushatë para disa javësh, por mesa duket është e vështirë për tu perceptuar, kur fatura vazhdon dhe vjen me  të njëjtin çmim"  tha ajo.

Efektet e fashës ne buxhet

"Në 15 muajt e ardhshëm do të kursejmë 100 milionë euro. Parashikohet të ketë ulje me 2.5% të konsumit të energjisë," tha ajo.

Në prezantimin e ndryshimeve u theksua se ky çmim do të jetë në fuqi deri në 31 dhjetor, dhe pas kësaj ekspertët do të bëjnë një analizë për të përcaktuar skemën e re. ndërkaq në terren do të nisë dhe kontrolli qoftë për lidhjet e paligjshme ashtu dhe për të ulur humbjet në rrjet.

EMISIONET