Ulet sërish nafta dhe benzina, Bordi cakton çmimet e reja

Ulet sërish nafta dhe benzina, Bordi cakton çmimet e reja

Bordi i Transparencës në mbledhjen e sotme, 18 nëntor, ka vendosur uljen me 3 lekë të çmimit të naftës, 4 lekë të benzinës dhe gazit me 2 lekë.

Çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë jo më shumë se 218 lekë/litri, nga 221lekë/litri që ishte më parë ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 206 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 200 lekë/litri, nga 204 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 188 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë nga 73 lekë/litri, dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 18 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

EMISIONET