TURIZËM NGA DHËMBËT/ Seferi: Paketat e Turizmit Dentar përfshijnë dhe tur në Shqipëri

Turizmi dentar po cilësohet si një tjetër fenomen për të tërhequr pushues në vend. Tashmë së bashku me shërbimet mjekësore të interesuarve u paraqitet edhe një mundësi për të vizituar vendin

Turizmi dentar po kthehet në tendencë në rritje në Shqipëri. Madje çmimet e ulëta të stomatologëve kanë stimuluar zhvillimin e një tjetër sektori, atë të shoqërimit me një paketë turistike.

Sipas Leonard Seferit, shprehet se të interesuarve u paraqitet një mundësi që shkon përtej trajtimit dentar.

Seferi thekson se shtetasit italianë janë ndër vizitorët më të shumtë që zgjedhin këto shërbime. Ata përfitojnë nga kombinimi i kujdesit dentar me mundësitë për të shijuar kulturën e vendit.

Ky fenomen tregon rritjen e interesit dhe besimit në sektorin e turizmit dentar në Shqipëri, i cili po bëhet një destinacion tërheqës nga viti në vit.

TURIZËM NGA DHËMBËT/ Seferi: Paketat e Turizmit Dentar

EMISIONET