Tuneli i Llogarasë i hapur në korrik, Balluku: Pa pagesë për mjetet deri në përfundim të punimeve

Tuneli i Llogarasë do të jetë i aksesueshëm për automjetet në fillim të korrikut.

Lajmi u bë i ditur nga vetë zëvëndëskryeministrja Belinda Balluku, e cila gjatë inspektimit në kantier, u shpreh se hapja do të jetë vetëm për periudhën e verës, pasi për arsye sigurie do të kryhen përsëri punime.

‘’Tuneli i Llogarasë do hapet për akses të automjeteve sigurisht me disa kushte sigurie pasi do të na duhet që ne të vazhdojmë punën në tetor'', tha Balluku.

Numri dy i qeverisë lajmëroi se tuneli do të jetë pa pagesë për qytetarët, deri në përfundimin e plotë të punimeve.

‘’Këtë vit nuk do aplikohet sigurisht pagesa e tunelit pasi duhet të mbarojë i gjithë kantieri dhe parashikohet që të vazhdojë në vitet në vazhdim'', tha Balluku.

Tuneli i Llogarasë me një gjatësi 5.9 km do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga Vlora për në Palasë, për t’u përshkuar vetëm për 20 minuta.

Investimi për këtë vepër infrastrukturore ka kapur vlerën e 140 mln euro.

EMISIONET