Tumoret e kokës dhe qafës/ Profesor Harsha në Spitalin Amerikan 3: Mund të kurohen, nëse zbulohen herët

Tumoret e kokës dhe qafës/ Profesor Harsha në Spitalin Amerikan

Tumoret e kokës dhe qafës janë ndër kanceret më të zakonshme në botë, përfshirë edhe Shqipërinë.

Por Profesor Harsha, kirurg onkolog i kokës dhe qafës në Spitalin Amerikan 3, thekson se shumica e këtyre sëmundjeve mund të parandalohen dhe kurohen nëse zbulohen herët dhe trajtohen me kujdes.

Dr. Harsha KN: “Përveç gjenetikës, ndër shkaktarët më kryesorë të tumoreve të zonës së kokë-qafës janë duhani dhe alkooli.

Përdorimi i këtyre substancave rrit ndjeshëm mundësinë e zhvillimit të tumoreve në gojë, fyt, laring, dhe pjesë të tjera të kokës dhe qafës.

Faktorë të tjerë gjithashtu mund të jenë higjiena e dobët orale, Infeksionet me papiloma virus si dhe ekspozimin në punë ndaj substancave të dëmshme”.

Por si mund të parandalohen këto tumore?

Dr. Harsha KN:  "Shmangia e duhanit dhe alkoolit është hapi i parë dhe më i rëndësishëm për të parandaluar zhvillimin e këtyre sëmundjeve.

Po ashtu, është shumë e rëndësishme që individët të kontrollojnë shpesh gojën dhe fytin për të zbuluar çdo ndryshim të mundshëm”

Zbulimi i hershëm është çelësi i trajtimit të suksesshëm

Dr. Harsha KN: “Simptomat e hershme të këtyre tumoreve mund të jenë ulçera ose masa që rriten në mënyrë të vazhdueshme në gojë, fyt, ose qafë, vështirësi në gëlltitje, ndryshime në zë, ose bllokime në hundë.

Nëse ndjeni disa nga këto simptoma duhet të kërkoni menjëherë ndihmën e mjekut.

Në shumë raste këto tumoreve mund të parandalohen, ndaj është shumë e rëndësishme konsulta me mjekun nëse ndjeni simptoma të pazakonta”, tha Dr.Harsha KN.

Për të parandaluar këto sëmundje, doktor Harsha këshillon një stil jetese të shëndetshëm, duke pasur kujdes ushqimin dhe aktivitetin fizik,  hapa të cilët mund të ndihmojë në forcimin e sistemit imunitar dhe uljen e mundësive të zhvillimit të kancerit.

EMISIONET